Deputetja Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“LVV, nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese. Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe lincim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka shkuar ajo.