12.9 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Pas reagimit të Komunës së Drenasit, KRU “Prishtina” del me njoftim për mungesën e ujit

- Advertisement -

 

Vetëm pak orë pasi Komuna e Drenasit reagoi ashpër ndaj KRU “Prishtina” për ndërprerjet e vazhdueshme të ujit dhe mungesën e njoftimeve zyrtare, kompania ka dalë me një informatë publike.

Në njoftimin e sapo publikuar, KRU “Prishtina” bën të ditur se: Në fshatin Shtrubullovë ka ndodhur një pëlcitje e gypit kryesor FI 225 mm, që furnizon me ujë këtë zonë.

Defekti është shënuar që të martën por deri sot nuk ka pas asnjë informacion pse ka mungesë të ujit.

Mjeku tha se aktualisht janë të mobilizuara dy ekipe teknike për ta rregulluar problemin.

Ky sqarim erdhi vetëm pas presionit publik nga Komuna e Drenasit, e cila akuzoi kompaninë për neglizhencë, sjellje të qëllimshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të saj

Të ngjashme

Të fundit