0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Pas qeverisë britanike, vjen goditja tjetër për Abramovichin nga Bashkimi Evropian

- Advertisement -

Miliarderi rus po përballet me sanksione të rënda për shkak të afërsisë që e ka me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë.

Qeveria britanike fillimisht ia ngriu të gjitha asetet që i kishte në këtë shtet, duke mos e lejuar fillimisht as që ta shiste klubin e tij, Chelsea, njoftojnë mediat britanike.

Për momentin, klubi anglez nuk mund të gjenerojë të ardhura dhe po e pret shitjen nga miliarderi rus,

E tash, krahas qeverisë Johnson, Abramovichin do ta godasë sot edhe Bashkimi Evropian.

BE-ja në fakt e ka futur atë në listën e paketës së re të masave kundër Rusisë.

Vendimi për sanksionimin e Abramovichit nga sanksionet e reja te koordinuara me G7 kundër Rusisë, vijnë përkundër faktit se qeveria britanike ia lejoi atij që ta shesë klubin, ndërkohë që Premierliga e pezulloi nga pozita e drejtorit të Chelseat.

Përfshirja e Abramovichit në listën e re të sanksioneve koiçidon me vendimin e Portugalisë që të hapet një hetim për ta parë nëse ekzistojnë parregullsi rreth kombësisë së tij, pasi Abramovich ka thënë se pasardhësit e tij janë hebrenj, prandaj edhe e ka marrë nënshtetësinë izraelite.

Tash, mbetet të shihet nëse Abramovichit do t’i ngrihen asetet në përgjithësi dhe në këtë rast s’do të mundë ta shiste klubin londinez. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit