Sabiani është kundër lidhjes së Keisit me Kristin dhe këtë e ka treguar hapur në rrjetet e tij sociale. Ditën e djeshme ai reagoi përmes një shkrimi në Instastory duke e cilësuar Kristin si “një cacapul që luan me dy porta”.
Mbrëmjen e djeshme ndodhi puthja e parë në buzë mes Kristit dhe Keisit dhe duket se kjo gjë ka irrituar dhe shqetësuar Sabianin. Këngëtari ka fshirë nga Instagrami vajzën e tij duke mos e ndjekur më.

Gjithashtu ai ka fshirë edhe të gjitha fotot që ka pasur me Keisin. Ndërsa nga Instagrami i Keisit nuk ka ende asnjë lëvizje. Ajo vazhdon ta ndjekë babain e saj.
Mesa duket ky është qëndrimi që Sabiani po i mban vajzës së tij edhe pse në distancë. Duke parë që gjërat mes ciftit brenda në shtëpi po konsolidohen dita ditës, na mbetet të shohim nëse Sabiani do të kërkojë të takojë nga afër Keisin për t’i thënë mendimin e tij për këtë temë