17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, vjen reagimi i familjes së Liridonës

- Advertisement -

Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, ka ardhur reagimi nga familja e Liridonës.

Vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës.

Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

“Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve. Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara”

Reagimi i plotë:

Përshëndetje,
këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.
Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Me respekt,
Familja Ademaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit