Sophia Bush është martuar. Aktorja 39 vjeçare i tha ‘PO’ të fejuarit të saj, Grant Hughes në Oklahoma gjatë fundjavës, raportoi Us Weekly. Ceremonia u zhvillua të shtunën, ku morën pjesë miq të famshëm të çiftit. Dasma u zhvillua në Muzeun e Artit Philbrook, i cili u ndërtua në vitin 1927.
Sophia zbuloi se u fejua me të dashurin e saj biznesmen gjatë pushimeve në liqenin e Comos, gushtin e kaluar. “Pra, rezulton se të jesh personi i preferuar i personit tënd të preferuar është ndjenja më e mirë në planetin Tokë #PO”, tha ajo në mbishkrimin e saj në Instagram teksa shpërndau një imazh.


