Kandidati për deputet nga PDK me numrin 16, Ferat Shala, pas tubimit në Prizren, ka marrë pjesë edhe në tubimin e kësaj partie në Dragash.
Ai ka thënë se edhe në Dragasj ka ndier frymën e bashkimit për të ecur përpara.
“Pas Prizrenit, ju bashkangjita bashkëpartiakëve të mi në Dragash për fillimin e fushatës zgjedhore. Kudo ndihet fryma për t’u bërë bashkë dhe vullneti për të ecur përpara është një kërkesë e pamohueshme e qytetarëve të Kosovës. Bashkë. Përpara”, ka thënë Shala.
#PDK130 #FeratShala16





