8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pas presionit që ia bëri RTK-së, Dugolli i sulet edhe AGK-së: Tentim i linçimit publik të emrit tim

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, nuk e ka pritur mirë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për presionin që iu është bërë nga ai dhe bashkëpartiaku i tij, Valon Ramadani, ndaj RTK-së për bojkotimin e konferencës së ministres së MINT-it, Rozeta Hajdarit.

Dugolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vetëm ka folur pafajësisht, duke thënë se vetëm ka interpretuar Ligjin për RTK-në, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk e di çfarë presioni i paskam bërë Radio Televizionit rë Kosovës. Ky më lartë ishte postimi im për të cilin reagoj AGK. Nëse citimi apo interpretimi i ligjit qenka presion, atëherë po flasim për një standard të ri të vendosur nga AGK të cilin nuk e paskam ditur. Përndryshe, reagimi i AGK-së si dhe apostrofimi i emrit tim në këtë rast i ngjan një tentim linçimi publik të emrit tim”, ka deklaruar Dugolli.

AGK ka reaguar përgjatë ditës së djeshme ndaj deputetit Dugolli dhe Ramadani për presionin publik që iu është bërë RTK-së pas bojkotit që iu bë konferencës së ministres Hajdari të martën.

“Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se “si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari”. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares”, ka thënë në reagimin e AGK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit