Home Lajme Pas përçarjes, kërset grushti mes anëtarëve të “Aleancën për Shqiptarët” në Maqedoni

Pas përçarjes, kërset grushti mes anëtarëve të “Aleancën për Shqiptarët” në Maqedoni

0
Pas përçarjes, kërset grushti mes anëtarëve të “Aleancën për Shqiptarët” në Maqedoni

Menjëherë pas konferences për shtyp të kryetarit të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga selia qendrore e partisë në Tetovë, ka ndodhur incident midis perkrahesve te Ziadin Seles dhe atyre te Arben Taravarit.

Klan TV mëson që në restoranin Sedra në Tetovë, përkrahesi i Arben Taravarit, Krenar Osmani, ka sulmuar me grushta Driton Nebiun, drejtor i agjencionit per mallra te konfiskuar dhe kuader i Aleances për Shqiptarët.

Nebiu u rreshtua kundër kryetarit të ASh Arben Taravari dhe doli në përkrahje të Ziadin Selës.

Dy taboret në ASh acarruan marrëdheniet pasi që Arben Taravari solli vendim individual, pa konsultuar me organet e partisë, që të rreshtohet me opozitën shqiptare, gjë që kundërshtohet nga veteranet e partisë të cilët insistojne të garojnë të vetëm në zgjedhjet e 8 majit në vend.

Exit mobile version