Shabani ka njoftuar se tashmë ka dorëzuar fakte pranë organeve të rendit dhe do të bashkëpunojë me avokatin për të paraqitur të tjera elemente që lidhen me përpjekje për përfitime financiare të paligjshme.
Në reagimin e tij, Shabani thekson se ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe pasoja psikologjike për stafin, dhe pretendon se disa artistë kanë ndikuar në një fushatë publike që mund të ketë ushtruar presion mbi trupin gjykues dhe kompaninë.

Foto: Instagram
Ai përmend emra të njohur të artistëve, duke përfshirë Zanfina Ismailin, Taynën, Yll Limanin, Vesa Lumën, Xheneta Fetahun, G Banin, Pleurat Zeksyla-n, Oriola Marashin dhe Besa Kokëdhimën, duke nënvizuar se çdo çështje do të trajtohet përmes institucioneve ligjore.
Si pasojë e kësaj situate, Xheneta Fetahu ka reaguar gjithashtu në rrjetet sociale duke shkruar: “Wow, na frikësove shumë. Me këtë dramë duket sikur po hapet gjyqi i shekullit, jo një storie në Instagram”.
“Mos u kurse – çoje deri në gjykata më të mëdha. Paguaj të paktën punëtorët se boll djersë hëngre”, theksoi mes tjerash.






