Home Lajme Pas një zënke- policia jep detaje të reja për plagosjen e një personi në Prizren

Pas një zënke- policia jep detaje të reja për plagosjen e një personi në Prizren

0
Pas një zënke- policia jep detaje të reja për plagosjen e një personi në Prizren

Policia ka dhënë detaje për “vrasjen në tentativë” të ndodhur sot në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren.

Policia njofton se pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar dy të dyshuar.
Lidhur me rastin është konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 10.10.2023 rreth orës 14:30 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Exit mobile version