Ish-deputeti Ilir Deda, pas një kohë të gjatë të largimit nga skena politike e publike, sonte do të rikthehet për t’u intervistuar në Rubikon te Adriatik Kelmendi.
Në lidhje me këtë ka njoftuar vetë-drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.
“Pas një kohe shumë të gjatë abstenimi, rikthehet në ekran Ilir Deda. Deda sjellë perspektivën e tij mbi zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit”, ka shkruar Kelmendi.
“Si e sheh ai punën e Qeverisë Kurti dhe të presidentes Osmani? Si e sheh rrjedhën e dialogut me Serbinë? Çfarë progresi ekonomik është duke shënuar vendi, sipas tij? A mendon t’i kthehet politikës?
Këto dhe të tjera mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova, nga ora 20:45”, shkruan ai tutje.