7.1 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Pas një dite, Kurti reagon për vërshimet në komunat e Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në disa komuna të Kosovës pas vërshimeve të djeshme, duke theksuar se institucionet kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë kohës për menaxhimin e emergjencës.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme, në mbrëmje dhe gjatë natës, ekipet e agjencive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfshirë edhe ministrat Xhelal Sveçla dhe Hysen Durmishi, kanë qenë në terren për të monitoruar situatën, për të ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme dhe për të mbështetur komunat në evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

 

Të ngjashme

Të fundit