8.7 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Pas nënshkrimit në Davos, 111 deputetë mund ta votojnë Osmanin për një mandat të dytë, thotë Ramabja

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke e lidhur këtë ngjarje me perspektivat e saj politike brenda vendit.

Në Debat Plus, Ramabaja theksoi se ky veprim mund t’i sigurojë presidentes mbështetjen e mjaftueshme për një mandat të dytë në mars të këtij viti.

“Në bazë edhe të reagimit të LDK-së. Me një entuziazëm bukur të madh edhe AAK-së, unë e thashë në shaka që 111 do të votojnë. Unë nuk e di se kush do të guxojë të hezitojë të mos e votoi…”, ka thënë Ramabaja.

Ceremonia e nënshkrimit të Bordit të Paqes, e cila përfshinte 19 liderë botërorë dhe u zhvillua nën shoqërimin e presidentit amerikan Donald Trump, ka synim kryesor rindërtimin e Gazës.

Trump, në fjalimin hyrës, theksoi se Bordi do të ketë kompetenca të gjera në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara.

Presidentja Osmani ka njoftuar se marrëveshja do të ratifikohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit