9.6 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Pas ndryshimit të afateve, kur mund të jepet vendimi për krerët e UÇK-së në Hagë?

- Advertisement -

Në seancën e fundit, mbrojtja e krerëve të UÇK-së dhe Prokuroria, kërkuan disa ndryshime në afatet që ishin dhënë paraprakisht nga gjyqtarët.

Ato përfshinin afatet për dosjen përfundimtare, fjalën finale që do të afektonte edhe dhënien e vendimit.

Prokuroria dhe Mbrojtja kërkuan që të kenë kohë deri më 30 janar për dorëzimin e dosjeve përfundimtare, kurse 45 ditë pas kësaj, të jepen fjalët finale. Çka i bie deri në mesin e muajit mars, të jepen fjalët përfundimtare.

Megjithatë, Gjykata Speciale nuk e aprovoi krejt kërkesën.

Bazuar në vendimin e fundit, Gjykata Speciale ka vendosur që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 19 janar. Kurse, fjalët finale të jepen prej 9 deri më 13 shkurt.

Si rezultat, pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtarët kanë kohë të paktën 3 muaj për dhënien e vendimit.

Pra, vendimi në shkallën e parë për Thaçin e të tjerët pritet në fundin e muajit maj, ose më së largu deri në fillimin e qershorit.

Çka ndodhi në seancë?

Prokuroria dhe Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kanë theksuar se duan që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 30 janar.

“Siç kemi parashikuar është kërkuar afat 30 janar 2026. Kjo kërkesë është e arsyeshme, gjatë gjithë procesit gjyqësor janë pranuar provat e zgjidhur problemet, duke pasur parasysh se palët do të bëjnë parashtrime në përfundim të procesit. Dosjet përfundimtare na japin këtë mundësi. Duhet parashikuar një kohë e konsiderueshme për përpunimin e dosjeve përfundimtare gjyqësore”, tha prokurori Pache.

Me këtë deklaratë të prokurorit, u pajtuan edhe avokatët.

Si rezultat, u theksua se fjalët finale do të mbahen 45 ditë pas dorëzimit të dosjeve finale.

I bie që fjalët finale të thuhen deri në mars.

“Kjo është paraprake, sa i takon deklaratave përmbyllëse është 20 ditë pas dosjes përfudimtare, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, nëse ka pasur apo ajo përgjigje me shkrim, propozojmë që deklaratat përmbyllëse t’i mbajmë jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i dosjet përfundimtare”, tha Pache më tutje.

Njëjtë u shpreh edhe avokati Misetiq.

“Prioriteti duhet të jetë dorëzimi i dosjes përfundimtare. Do të kërkojmë një seancë të plotë për mbrojtjen e Thaçit për të paraqitur parashtrimet e fundit përfundimtare”, tha Misetiq.

Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Si rezultat i kritikave të shumta, ka pasur edhe protesta që janë organizuar, dhe priten edhe të tjera.

Akademikë e profesorë të Kosovës, i janë drejtuar Kuvendit me kërkesë për rezolutë e cila do të adresonte shkeljet nga Gjykata Speciale. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit