Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kjo është gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

- Advertisement -

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises i është nënshtruar një ndërhyrjes kirurgjikale.

Mediat turke kanë raportuar se mjeku i cili e ka kryer ndërhyrjen ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e tij, duke thënë se operacioni ishte i ndërlikuar dhe se do të jetë në kujdes intensiv.

Mjeku është shprehur se Tatlises është diagnostikuar me inflamacion të fshikëzës së tëmthit si burim i infeksionit.

“Pasi e diagnostikuam atë ne e trajtuam me antibiotikë për një kohë dhe pritëm që infeksioni të përmirësohej. E çuam pacientin ndërhyrje kirurgjikale. Ishte një operacion i ndërlikuar i fshikëzës së tëmthit. Ai kishte një infeksion serioz. Gjithçka shkoi shumë mirë gjatë operacionit. Nuk pamë asnjë ndërlikim”, ka thënë mjeku.

Të ngjashme

Të fundit