11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Pas ndarjes nga Pete dhe puthjes me Jack Greer, Emily Ratajkowski shijon darkë romantike me Eric Andren

- Advertisement -

Emily Ratajkowski dhe Eric Andre darkuan në New York gjatë fundjavës pak pas ndarjes së saj nga Pete Davidsoni.

Ratajkowski kishte veshur një pallto lëkure, një fustan të zi të tejdukshëm dhe atlete të përshtatshme gjatë daljes në fotot e publikuara nga TMZ.

Sa i përket drejtuesit të “Eric Andre Show”, ai u shfaq me një këmishë me lule, xhaketë të zezë dhe pantallona rozë.

Andre dhe aktorja dukeshin të buzëqeshur teksa po shëtisnin në Manhattan, madje në disa raste u panë të përqafuar me njëri-tjetrin.


Takimi i tyre erdhi katër muaj pasi Emily paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.

Autorja e “My Body” që atëherë është parë duke u puthur me DJ Orazio Rispo dhe artistin Jack Greer, duke bërë gjithashtu tituj për një lidhje me komedianin Pete Davidson.

Dyshja duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se ish-ylli i “SNL” po shijon një romancë të re me aktoren, Chase Sui Wonders.

Të ngjashme

Të fundit