Distancimi i Keisit nga Kristi, e ka afruar këtë të fundit më shumë me Lorencin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili hyri rreth një javë më parë.
Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke treguar se ata dy njiheshin edhe jashtë.
Teksa Keisi po qëndronte e shtrirë mbi divan në dhomën e ndenjes, Lorenci u shtri pranë saj dhe i tha ta përkëdhelte pak te koka.