Kendall Jenner është në titujt kryesorë të lajmeve rozë për “arratisjen” e saj pas ndarjes nga Bad Bunny me miqtë Justin dhe Hailey Bieber. Treshja, e njohur për miqësinë e tyre të ngushtë, është parë duke eksploruar mrekullitë e qytetit të mbuluar me borë, duke treguar jo vetëm miqësinë e tyre, por edhe kombiminet e tyre të veshjeve të dimrit.
Pavarësisht ndarjes së fundit, Kendall rrezatoi stil dhe besim gjatë qëndrimit të saj në Aspen.
Për Kendall, udhëtimi në Aspen nuk ka të bëjë vetëm me kohën e lirë me miqtë por është gjithashtu edhe një pushim pune. Modelja mbërriti për hapjen e dyqanit pop-up FRWD, ku mban titullin Drejtoreshë Kreative që prej muajit maj. Duke balancuar angazhimet e punës me momentet e relaksimit, Kendall dhe miqtë e saj kanë ndërthurur pa probleme biznesin me kënaqësinë në këtë pikë të famshme.