Blero së fundi është komentuar shumë në mediat rozë.
E gjitha kjo për shkak të ndarjes nga Afrona Dika.
Edhe pse këngëtari kur u pyet lidhur me këtë, nuk ka dhënë detaje, tashmë gjithçka ka marrë fund.

Dyshimet filluan nga fshirja e fotove të tyre së bashku në ‘Instagram’, e më pas edhe duke mos ndjekur njëri-tjetrin.
Gjatë mbrëmjes së kaluar është martuar futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ku i ftuar ishte edhe këngëtari, Blero Muharremi.
Ai u shfaq i vetëm në dasëm, duke konfirmuar edhe një herë se martesa e tij me Afronën ka marrë fund.

Ndryshe kjo është martesa e dytë e dështuar e Bleros, pas asaj me aktoren kosovare, Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë.