Ndarja mes modeles ruse, Ariana Lirey dhe Don Xhonit vazhdon akoma të përflitet. Dyshja u përplasën virtualisht pak ditë më parë pasi konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ndërsa reperi i kërkonte që të mos bënte drama, modelja thoshte se do t’i binte maska e djalit të mirë.
Mirëpo, së fundmi një veprim që ka bërë modelja ka bërë vëmendje. Pas ndarjes, ajo ka nisur të ndjekë Noizy-n në Instagram, me të cilin Don Xhoni ka pasur përplasje. Ajo i ka bërë folloë Noizy-t por ky i fundit nuk e ndjek atë. Nuk dihet nëse Ariana është një fanse e Noizy-t apo e ka bërë hakmarrje.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/04/Noizy-Don-Xhoni-Ariana-Leroy-Panorama-Plus-1-640x373.jpeg)