7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pas ndarjes me Pique, Adele ka telefonuar menjëherë Shakirën për një arsye shumë të fortë!

- Advertisement -

Artistja e njohur Shakira së fundmi ka folur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Këngëtarja kolumbiane shprehu mendimet e saj për ndarjen, pas një rikthimi të suksesshëm në muzikë dhe zbuloi se si po ndihet për momentin, duke dhënë një pasqyrë të miqësive që ka krijuar pas fillimit të një jete të re në Miami.

Gjatë intervistës së saj të fundit me ‘Rolling Stone’, Shakira ndau detaje rreth momenteve pas ndarjes, duke përfshirë miqtë e famshëm që treguan mbështetje për të, përfshirë Adele, e cila së fundmi kishte kaluar edhe vetë një divorc. Shakira tha se ishin Adele dhe John Mayer dy nga të famshmit e parë që e telefonuan për pasi lajmet për ndarjen u bënë publike. Duket se Shakira u bë mike e shpejtë me Adele pasi ajo tregoi mbështetjen e saj, përveçse komentoi publikisht ndarjen e diskutueshme në atë kohë.

“E pashë performancën e saj mbrëmë në Jimmy Fallon… Oh, ish-burri i saj është në telashe!” tha Adele në muajin mars të vitit 2023, kur performoi këngën e saj hit me Bizarrap. Përveç saj, të famshëm dhe miq të tjerë nga industria e telefonuan pas njoftimit të ndarjes, duke përfshirë Alejandro Sanz, Chris Martin nga Coldplay dhe Will I Am.

“Kjo këngë është bërë një himn për kaq shumë gra. Kam kaluar një vit shumë të vështirë pas ndarjes sime dhe shkrimi i kësaj kënge ka qenë shumë i rëndësishëm për mua”, tha Shakira pas publikimit të këngës. “Ka qenë një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit