Në një moment kur të gjithë menduan se lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar, ata u ndanë. Pas situatave problematike në marrëdhënien e tyre, çifti vendosi të ndahej dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.Është përfolur se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele spanjolle, që sipas komentuesve ka qenë një pëlqim i tij që kur ka qenë me Oriolën dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje.
Por a janë vërtet të lidhur? Së fundmi modelja ka postuar një foto me futbollistin, por mbishkrimi është gjithçka, veçse një sqarim për raportin e tyre.
“Te amo bro”, shkruan ajo, pra dhe “Të dua” dhe “vëlla” në të njëjtën kohë.

Nga njëra anë (ajo naivja) mund të duket si një raport miqësor, dhe se modelja e quan “vëlla”. Nga ana tjetër, as ajo “Të dua” nuk duket dhe aq e pafajshme…