-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Pas muajsh bllokade, nis komunikimi mes zyrtarëve të lartë të ShBA-së dhe Rusisë

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin dhe homologu i tij rus, Sergei Shoygu, zhvilluan këtë të premte një bisedë telefonike, gjatë së cilës gjenerali Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se gjenerali Austin kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit, pasi Moska ishte shfaqur e pa interesuar për të folur me SHBA, gjatë përpjekjeve që kjo e fundit kishte bërë më herët.

Një zyrtar anonim amerikan tha se toni i telefonatës 1 orëshe ishte “profesional”, por nuk zgjidhi ndonjë çështje specifike dhe nuk çoi në ndryshime në politikën ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se kishte qenë pala amerikane ajo që e kishte bërë telefonatën dhe se palët kishin diskutuar “çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare… duke përfshirë situatën në Ukrainë”.

Kjo është telefonata e parë mes dy homologëve që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit