Dy vite më parë Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Bye Bye”. E duket se pas këtij projekti, raporti shoqëror mes vajzave do të merrte fund. Edhe pse arsyet nuk u bënë kurr të qarta, artistet shkëputën çdo kontakt.
Por pavarësisht kësaj krisjeje, të dyja vajzat vazhdojnë ta këndojnë këngën në koncertet e tyre. Por Tayna në një version pak më ndryshe tanimë.
Në një nga koncertet e saj të fundit, teksa këndon bashkëpunimin me Dafinën, Tayna as nuk preferon ta përmendi emrin e saj në këngë. Vargun e njohur: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”, ajo e ka shndërruar në: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i artistes.
Nga ana tjetër deri në këto momente, Dafina ka preferuar që këngën ta sjellë në versionin origjinal