Partia Qendra e Serbisë (Zemra) njoftoi sot se puna e këtij viti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka pasur për qëllim provokimin e konfliktit civil dhe se dështimi i tij më i madh është dështimi për të zgjidhur krizën aktuale energjetike.
“Askush tjetër nuk mund të kishte urdhëruar banditë të paguar nga një vendbanim i paligjshëm me tendë në qendër të Beogradit, si dhe në të gjithë Serbinë, të sulmonin demonstruesit paqësorë, si dhe gazetarët, kalimtarët dhe deputetët. Askush tjetër nuk mund të kishte urdhëruar përdorimin e armëve zanore më 15 mars ose abuzimin e pamend të policisë ndaj qytetarëve dhe studentëve, si dhe arrestimet dhe ndalimet e pabaza të njerëzve me akuza të pakuptimta”, tha Boshko Shindiq, anëtar i Zemra, në një deklaratë me shkrim.
Shindiq vlerësoi se vetëm Vuçiç “mund të kishte urdhëruar që zgjedhjet në Mionicë të fitoheshin me çdo kusht duke sjellë turma kriminelësh, me qëllim frikësimin e banorëve të këtij qyteti paqësor”.
Ai shtoi se dështimi i vërtetë i politikës së Vuçiçit është se ai dështoi të zgjidhte krizën më të madhe energjetike që nga fillimi i viteve të 90-ta dhe e “vendosi” Serbinë në vendin e fundit në trenin që shkonte drejt Bashkimit Evropian, njoftoi partia Zemra.
Sipas Shindiq, e cila reagoi ndaj deklaratës së Kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiq se suksesi më i madh i politikës së Vuçiqit ishte se nuk kishte luftë civile, Vuçiq do të mbahet mend si politikani më i pasuksesshëm që nga presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.






