Azet, mori pjesë në “Sunny Hill” në Prishtinë, teksa takoi këngëtaren dhe organizatoren e festivalit, Dua Lipën.
Azet e shprehu publikisht pëlqimin e tij për Duan, teksa publikoi një foto-album me yllin, ku kishte shkruar se “është i zënë”, shkruan lajmi.net.
Këto i shoqëroi me dy emoji: një zemër të kuqe, dhe një kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.
Pas përfundimit të “Sunny Hill”, reperi sërish dërgoi mesazhe drejt Duas.

“Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.
Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit, dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan.

Reperi është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.