Pas Meksikës, SHBA është dakordësuar për pezullimin e tarifave për të paktën 30 ditë edhe për Kanadanë. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka zbardhur detajet e telefonatës që zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin thotë se kanë arritur një marrëveshje.
Kryeministri kanadez thotë se do të udhëzojë 10,000 ushtarë që të punojnë në mbrojtjen e kufirit si pjesë e marrëveshjes me Trump. Ai gjithashtu deklaroi se do të rrisë burimet për të ndaluar rrjedhën e fentanilit si dhe do të ngrihet një Forcë Sulmuese të Përbashkët mes Kanadasë dhe SHBA.
“Sapo pata një telefonatë të mirë me Presidentin Trump. Kanadaja po zbaton planin tonë kufitar prej 1.3 miliardë dollarësh – duke përforcuar kufirin me helikopterë të rinj, teknologji dhe personel, koordinim të zgjeruar me partnerët tanë amerikanë dhe rritje të burimeve për të ndaluar rrjedhën e fentanilit. Gati 10,000 personel të vijës së parë janë dhe do të punojnë për mbrojtjen e kufirit. Përveç kësaj, Kanadaja po merr angazhime të reja për të emëruar një Car për Fentanilin, ne do të listojmë kartelet si terroristë, do të sigurojmë shikimin 24/7 në kufi, do të nisim një Forcë Sulmuese të Përbashkët Kanada-SHBA për të luftuar krimin e organizuar, fentanilin dhe pastrimin e parave. Unë kam nënshkruar gjithashtu një direktivë të re të inteligjencës për krimin e organizuar dhe fentanilin dhe ne do ta mbështesim atë me 200 milionë dollarë. Tarifat e propozuara do të ndërpriten për të paktën 30 ditë ndërsa ne punojmë së bashku”, ka shkruar Trudeau.
Trump ka reaguar duke thënë se është i kënaqur me rezultatin.
“Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat fillestar dhe tarifat e shpallura të shtunën do të ndërpriten për një periudhë 30 ditore për të parë nëse një marrëveshje përfundimtare ekonomike me Kanadanë mund të strukturohet apo j DREJTËSI PËR TË GJITHË!”.