Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh.
Pos kryetarit të VV-së, e para e shtetit do të takojë edhe liderët e partive të tjera në orare të ndryshme.
Ndërkohë, seanca e radhës konstituive pritet të mbahet sërish nesër me fillim të orës 11:00.