7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Pas mbledhjes së Qeverisë, lajmërohet Albin Kurti

- Advertisement -

Pas mbledhjes së 97-të, që mbajti Qeveria e Kosovës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, duke treguar se kanë ndarë rreth 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët.

‘’Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë’’, ka shkruar Kurti, transmeton IndeksOnline.

Më tutje ka bërë të ditur se kanë ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse dhe se kanë miratuar dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.

‘’Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022’’ , ka shkruar kryeministri në Facebook.

Postimi i plotë:

Mes disa vendimeve të aprovuara në mbledhjen e 97-të të Qeverisë:Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë. Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=635966667897064&id=100044512086347

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit