Pas martesës së vëllait të Mimoza Kusarit me kanadez, reagon edhe Valon Syla
Mbrëmë është publikuar lajmi se vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, Ylberi është martuar në Kanada.
Ai për të kaluar jetën e ka zgjedhur kanadezin Jonathan Ausmanin.
E ky lajm ka bërë bujë në mediat kosovare, derisa nuk kanë munguar as komentet e shumta në rrjetet sociale.
Për këtë martesë është deklaruar edhe analisti i njohur Valon Syla.
“Pe shoh që pe ngucin vllaun e Mimoza Kusarit që është martu me 1 burrë. Ska lidhje… mos e ngucni, mos e teproni… veç një ngjarje e 3 janarit është. Urime familjes Kusari. Shnosh kofshim”, ka shkruar Syla.