14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i reagon ministrit të Vuçiqit i cili kërcënoi rajonin

- Advertisement -

Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës.

“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, kishte thënë Vuçeviq.

Këto ”vërejtje“, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshtatshme.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Beogradi vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, përkundër se shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit