1.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Pas Lukakut, edhe futbollisti shqiptar i kryen vizitat mjekësore tek Interi

- Advertisement -

Dita e sotme është mjaft e ngjeshur për Interin.

“Nerazzurri” do t’i prezantojnë sot dy futbollistë si përforcime për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për yllin belg, Romelu Lukaku dhe futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani.

🎥 Lukaku ma non solo, ecco #Asllani. L’arrivo all’Humanitas per le visite mediche ⚫️🔵 pic.twitter.com/gJG6BAoc4r

— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) June 29, 2022

Të dy kanë shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do ta nënshkruajnë kontratën me Zikaltrit.

20 vjeçari u pa sot në klinikën Humanitas, ku i kreu vizitat mjekësore.

E më pas, futbollisti shqiptar do ta nënshkruajë kontratën me nënkampionin italian.

Ai shihet si alternativë ideale e kroatit Marcelo Brozovic.

Asllani luan në pozitën e mesfushorit defanziv ndërsa i ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me Empolin sezonin e kaluar duke e realizuar edhe një gol.

Ai është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-21, ndërsa në të ardhmen mund të bëhet lojtar i rëndësishëm i ekipi A të Kuqezinjve. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit