19.1 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Pas Lladrovcit në Drenas edhe Heset Malsiu sfidon PDK-në, del kandidat i pavarur për kryetar të Kaçanikut

- Advertisement -

Pas Drenasit edhe në Kaçanik, Heset Malsiu ka vendosur të sifdojë Partinë Demokratike të Kosovës.

Një nga krahët më të fortë të PDK-së në Kaçanik, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune.

Malsiu ka shkruar në Facebook ku ka bërë të ditur se do të kandidojë për kryetar të Kaçanikut.

“Me përulësi dhe ndjenjë përgjegjësie të lartë, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Kaçanikut.Ky vendim vjen pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të zërit tuaj – të qytetarëve që kërkojnë ndryshim, maturi, dhe një drejtim të ri që i jep përparësi interesit të përbashkët.”

“E gjithë përvoja ime – nga burgosja politike, angazhimi në luftën për liri, e deri në përfundim të karrieres sime ushtarake – më ka mësuar se bashkimi, përkushtimi dhe puna e ndershme janë vlerat që sjellin ndryshim të vërtetë. Fatkeqësisht, sot po e shohim se shumë prej partive politike, në vend që të u japin hapësirë njerëzve me vlera, integritet dhe përvojë, kanë zgjedhur t’u besojnë te dëgjueshmëve të tyre dhe njerëzve pa vizion.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Reagimi i plotë 👇:

🟢 NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar qytetarë të Kaçanikut,

Me përulësi dhe ndjenjë përgjegjësie të lartë, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Kaçanikut.

Ky vendim vjen pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të zërit tuaj – të qytetarëve që kërkojnë ndryshim, maturi, dhe një drejtim të ri që i jep përparësi interesit të përbashkët.

E gjithë përvoja ime – nga burgosja politike, angazhimi në luftën për liri, e deri në përfundim të karrieres sime ushtarake – më ka mësuar se bashkimi, përkushtimi dhe puna e ndershme janë vlerat që sjellin ndryshim të vërtetë.

Fatkeqësisht, sot po e shohim se shumë prej partive politike, në vend që të u japin hapësirë njerëzve me vlera, integritet dhe përvojë, kanë zgjedhur t’u besojnë te dëgjueshmëve të tyre dhe njerëzve pa vizion.
Kjo qasje përjashtuese po e dëmton rëndë demokracinë dhe po e largon popullin nga besimi në institucione.

Unë nuk garoj për të ndarë, por për të bashkuar të gjithë ata që duan më shumë arritje për Kaçanikun.
Nuk ofroj premtime të zbrazëta, por përkushtim real dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë, i cili deri sot ka munguar.

Tani është momenti që të bashkohemi rreth vlerave që na bashkuan gjithmonë: ndershmëria, guximi dhe besimi në të nesërmen.
Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por me ju përkrah, asgjë nuk është e paarritshme. Le ta ndërtojmë bashkë një Kaçanik që i përket të gjithë qytetarëve – pa përjashtim!

🗳️ Heset Malsiu
Kandidat i pavarur për Kryetar Komune
#MeBesëPërKaçanikun #mebesëpërkaçanikun

Të ngjashme

Të fundit