26.5 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Pas lirimit nga akuzat, Lucas Paqueta përgatit padi dhe kërkon miliona euro nga FA

- Advertisement -

Braziliani Lucas Paqueta, i liruar plotësisht nga akuza për manipulim të ndëshkimeve me karton për të favorizuar bastet, po përgatit një padi shumëmilionëshe ndaj Federatës së Futbollit të Anglisë (FA), sipas raportimeve të Daily Mail.

Akuzat e FA-së lidhnin Paquetan me dyshime se ai kishte marrë qëllimisht kartonë të verdhë për t’u mundësuar të njohurve të tij përfitime nga një rrjet bastesh.

Hetimi nisi ndërkohë që mesfushori ishte pranë një transferimi te Manchester City, me klubin kampion në atë kohë, që kishte ngrirë marrëveshjen dhe rrezikonte një ndalim të përjetshëm, duke e privuar nga një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro dhe një pagë të konsiderueshme. Diferencat e pagesave mund të kërkohen nga braziliani, pa llogaritur edhe humbjet e tjera, si në planin sentimental, ashtu edhe sukseset që ka mundur t’i arrijë.

Shifrat e kontestuara flisnin për rreth 50 mijë euro në baste për një shumë fitimesh që do të kishte kaluar 150 mijë euro.

Pas përfundimit të hetimit, Paqueta u shpall i pafajshëm, duke nxjerrë në pah dobësinë e provave të prokurorisë. FA nuk apeloi vendimin, duke konfirmuar angazhimin e saj për të ruajtur integritetin e futbollit.

Avokati i brazilianit, Alistair Campbell, konfirmoi se Paqueta dhe përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë seriozisht padinë për dëmshpërblim ndaj FA-së.

“Padia është një hap i rëndësishëm për ne, dhe diskutimet janë duke vazhduar. Nuk do të jetë një iniciativë e menjëhershme, por një rrugë ligjore e qartë”, deklaroi Campbell.

Negociatat me Manchester City, të cilat do të kishin garantuar një tarifë rekord dhe një projekt sportiv të suksesshëm për Paquetàan, përfunduan papritur për shkak të hetimit. Kjo humbje ka lënë boshllëk në karrierën e brazilianit, ndërkohë që skuadra e Pep Guardiolës fitoi Ligën Premier në sezonin përkatës.

Të ngjashme

Të fundit