11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Pas lëndimit që pësoi në Copa America, Messi në pushime me gruan dhe mikun e tij Luis Suarez

- Advertisement -

Lionel Messi po rikuperohet nga lëndimi i tij në Copa America në mënyrën më të mirë të mundshme.

Partnerja prej shumë kohësh e superyllit të futbollit, Antonela Roccuzzo, ndau disa foto nga shëtitja e tyre e fundit me varkë.

Nëna e tre fëmijëve mori gjithë vëmendjen me një palë bikini rozë, gjersa Leo zgjodhi një palë pantallona të shkurtra të kuqe.

Foto: Screenshot/Instagram

37-vjeçari u shfaq dukshëm me këpucë mjekësore në këmbën e tij të djathtë, ndonëse pësoi një lëndim gjatë finales së Copa America kundër Kolumbisë.

Është e paqartë se për sa kohë Messi do të jetë jashtë fushës pasi ai kujdeset vazhdimisht për veten, por të paktën dukej se ishte në një humor të mirë.

 

Bashkë me ta ishte edhe shoku i tij i skuadrës në Inter Miami, Luis Suarez dhe gruaja e tij, Sofia Balbi.

Është një humbje e vështirë për Major League Soccer, veçanërisht duke pasur parasysh se Messi është deri tani emri më i madh në këtë kohë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

 

Antonela nga ana tjetër është një mbështetëse e madhe e yllit të futbollit, e cila shfaqet bashkë me fëmijët në çdo ndeshje të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit