12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Pas LDK-së edhe PDK-ja e dërgon në Kushtetuese ligjin për zyrtarët publik

- Advertisement -

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuse ligjin në fuqi për zyrtarët publikë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

‘’Ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë, sot e dërguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që shumica parlamentare e miratoi javën e kaluar dhe me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Ligji në fuqi për Zyrtarët Publik.Sikurse, këtë të fundit, kur dy vite më parë e dërguam në gjykatë, ashtu edhe tani ndryshim-plotësimin e tij, e kemi dërguar për të pamundësuar politizimin e partizimin e administratës publike dhe për të parandaluar degradimin e sistemit të meritokracisë, karrierës dhe pavarësisë së administratës, detyrë e të cilës është ti shërbej me zell e profesionalizëm të gjithë qytetarëve pa dallim, e mos të kthehet si instrument politik i pushtetit’’, ka thënë Tahiri.

Kjo, administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe nuk do të lejojmë që ti nënshtrohen presioneve e agjendave politike, ka thënë më tutje Tahiri.

‘’Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i verës së vitit 2023, i konfirmoi në tërësi pretendimet tona, ndërsa Kuvendi me këtë rast, ishte i obliguar që brenda gjashtë muajsh ti adresoj të gjitha shkeljet.Sot, rreth një vit e gjysmë pas, jo vetëm që dështuan ta përgatisin më kohë ligjin e ri, por akoma më keq, i përseritën një pjesë të shkeljeve në të njëjtën mënyrë’’, ka thënë Tahiri

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit