Pas Hugo Lloris, kombëtares franceze i jep lamtumirën edhe Steve Mandanda.
Në moshën 37-vjeçare, portieri, i thirrur për herë të parë në vitin 2008 nga Domenech, i thotë lamtumirë “gjelave”, me të cilët u kurorëzua kampion bote në vitin 2018.
Në 27 maj të vitit 2008 ai bëri debutimin e tij, dhe që atëherë, Mandanda ka bërë 35 paraqitje me Francën.
Debutimi i tij erdhi në moshën 23 vjeç e 1 muaj e 29 ditë.