8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pas KEK-ut, nepotizmi “shpërthen” edhe në Ministrinë e Arsimit, Nagavci rekomandon për bursa militantët e VV-së

- Advertisement -

Qeverisë së Albin Kurtit i janë bërë përditshmëri skandalet politike e institucionale. Së fundmi, ministria e Arbërie Nagavci, ka përzgjedhur dhe rekomanduar për bursa studimi në universitete të huaja disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe djalin e deputetes të kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Pos të birit të deputetes Mulhaxha-Kollçaku, Nagavci ua ka shpërblyer mundin për partinë edhe disa njerëzve të tjerë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Elion Kollçaku ka marrë rekomandim nga ministria e Arbëria Nagavcit për bursë në Hungari.

Kollçaku ka marrë bursë për studime të doktoratës në Sociologji e Shkenca Shoqërore. Ministria e Arsimit ia ka dhënë atij 75 pikë.

Edhe Libron Kelmendi, i afërm i Taulant Kelmendit që është koordinator i Qendrës së LVV-së në Pejë, ka marrë rekomandim për bursë nga Nagavci. Ai në rrjetet sociale nuk e fshehë fare dashurinë për partinë.

I njëjti, në shkurt të këtij viti ishte pranuar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Libron Kelmendi ka marrë bursë për të studiuar në “University of Szeged” dhe është poentuar me 80 pikë, raporton Demokracia.com.

Rrezona Rexha, po ashtu, është njëra ndër studentet që ka marrë rekomandim për bursë nga MASHTI. Ajo në Facebook bënte thirrje që të votoheshin kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rexha ka marrë bursë studimi master për në “Ewtvos Loránd University” në degën e Psikologjisë.

Një tjetër kandidate që është rekomanduar për bursë në studimet master dhe është edhe Artina Arifi, e cila është pjesë e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, por Demokracia.com nuk ka arritur ta konfirmojë nëse është e angazhuar nga ndonjë organizatë ndërkombëtare si e jashtme apo është aty me emërim politik.

Arifi do të studiojë arkitekturën në “Budapest University of Technology and Economics”.

Thirrjet për aplikim në Programin Stipendium Hungaricum (MoU 2020-2023) ishte bërë më 17 nëntor të vitit të kaluar.

Thirrjet mund t’i gjeni në këto dy dokumente: hungary-phd-call-for-applications-2022-2023-final hungary-ba-ma-otm-call-for-applications-2022-2023-final

Kjo është bërë në bazë të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj hungareze.

Qeveria hungareze ofron 75 bursa çdo vit për qytetarët e Republikës së Kosovës për të vazhduar studimet në Hungari në gjuhën hungareze ose në gjuhën angleze.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit