-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Pas katër ndeshjeve pa fitore këndellet Arsenali, e mposht Nottingham Forestin

- Advertisement -

Arsenali ka arritur deri te fitorja e parë që nga 5 tetori, duke mposhtur 3:0 Nottingham Forestin në Fly Emirates.

Skuadra e Mikel Artetës në katër ndeshjet e fundit kishte dy humbje dhe dy barazime në të gjitha garat, teksa tani ka shijuar tre pikët e plota pas një kohe të gjatë.

Topçinjtë e dominuan tërësisht takimin si në posedim, ashtu edhe në krijim të rasteve, teksa Nottingham Forest që bëri një nisje të mirë të sezonit, dështoi të gjuante në drejtim të gollës gjatë 90 minutave.

Arsenali realizoi shpejtë me anë të Timber, por goli i minutës së pestë u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

10 minuta më vonë, Bukayo Saka realizoi gol të jashtëzakonshëm për 1:0, i asistuar nga Martin Odegaard.

Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë e takimit, teksa në 45 minutat në vazhdim shënuan edhe dy gola.

Thomas Partey e dyfishoi rezultatin në minutën e 52-të, i asistuar nga Saka.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi Nwaneri në minutën e 86-të, teksa Raheem Sterling ishte në rolin e asistuesit.

Kështu, Arsenali kthehet te fitoret pas katër ndeshjeve zhgënjyese, duke rrëmbyer vendin e katërt në Premierligë me 22 pikë nga 12 xhiro, gjashtë më pak se lideri Liverpool, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit