Pas “kapjes” së Presidencës, Kurti fillon bisedimet për president me opozitën: Të hënën do të takohet me Abdixhiku

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti do t`i fillojë bisedimet me opozitën për çështjen e presidenti pas “kapjes” së Presidencës. Vetëm pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu do t`i marrë kompetencat e ushtrueses së detyrës së presidente, i pari i VV-së do të fillojë angazhimin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazi, ka treguar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të hënën do të takohet me kryeministri Albin Kurti.

Takimi është përcaktuar për në orët e paradites, dy ditë pasi Albulena Haxhiu do të bëhet u.d. e presidentes.

“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, ka thënë Haziri.

Nuk dihet ende nëse Kurti e ka ftuar për takim edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Raundin e ri të takimeve me liderët e opozitës Kurti e ka paralajmëruar edhe dje.

Derisa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se bisedimet me opozitën për çështjen e presidentit do të vazhdojnë javën e ardhme.

“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Kurse, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ka deklaruar se partia e tij po bën maksimumin për t`i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka thënë se VV-ja do të angazhohet edhe në ditëve të vazhdimin në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në rezultatin e partive politike.

“S’kam çka shtojë përveç asaj që është folur në media edhe nga kryeministri Kurti. Po bëhet maksimumi për të shmangur zgjedhjet. Njësoj do të vazhdohet deri në ditën e fundit, me takime e propozime për të shmangur zgjedhjet, sepse ne besojmë që zgjedhjet nuk sjellin rezultat tjetër dhe në këtë drejtim është një humbje në raport me të mirat që iu vijnë qytetarëve. Është një diçka që nuk e ndryshon thellë rezultatin dhe pse të shkohet në këtë rrugëtim të panevojshëm”, ka thënë Vitia.

Të ngjashme

Të fundit