4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Pas kallëzimit penal kundër Martin Berishajt, flet avokati Gashi

- Advertisement -

Pas kallëzimit penal kundër Martin Berishajt ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi, duke thënë se veç vetingu ka me sjell normlitet në institucionet e drejtësis pasi që kallximin penal e kanë marrë vesh nga mediat, madje siç i quan ai “media anti qeveris Kurti”.

“Veq vetingu ka me sjell normalitet ne do do institucione te drejtesis. Po ku ka ne nji shtet normal me institucione normale qe njeri  me marr vesh  per nji kallzim te lodht penal nga do do media anti qeveris Kurti e jo nga vet institucioni qe e ka dergu ket kallxim penal apo nga Prokuroria”, ka thënë Tomë Gashi.

Ai ka shtuar se nuk e kanë pyetur asgjë para se t’a dërgonin kallëzimin penal.

“As qe e kan vet najsen per kete pune para se me dergu ket kallezim”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Luftiu ka konfirmuar se Prokuroria e Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Po flasi ne cilesin e avokatit te z.Martin Berishaj.

Pa veting nuk ka drejtesi

O veq vetingu i bjen do do ne veti.

Veq vetingu ka me sjell normalitet ne do do institucione te drejtesis

Po ku ka ne nji shtet normal me institucione normale qe njeri  me marr vesh  per nji kallzim te lodht penal nga do do media anti qeveris Kurti e jo nga vet institucioni qe e ka dergu ket kallxim penal apo nga Prokuroria.

As qe e kan vet najsen per kete pune para se me dergu ket kallezim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit