6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Pas Izraelit, doza e katërt do të ofrohet edhe në një shtet evropian

- Advertisement -

Danimarka do ta ofrojë dozën e katërt të vaksinës për Covid-19 për qytetarët më të rrezikuar nga koronavirusi në kohën kur po përballet me shifra rekorde të infeksioneve nga varianti Omicron, tha të mërkurën ministri danez i Shëndetësisë.

Vendimi erdhi pas marrëveshjes së deputetëve për lehtësimin e masave kufizuese në fund të javës, përfshirë rihapjen e kinemave dhe sallave muzikore, pasi shkalla e hospitalizimeve dhe numri i vdekjeve janë stabilizuar pavarësisht rritjes së shifrës së të infektuarve.

“Sa më i përhapur që është infeksioni në shoqëri, aq më i madh është rreziku që infeksioni të arrijë te personat më të ndjeshëm. Po hyjmë në një kapitull të ri, më saktësisht vendimi për ta ofruar dozën e katërt për qytetarët më të ndjeshëm”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian ka shprehur dyshime rreth nevojës për dozën e katërt dhe ka thënë se nuk ka të dhëna që e përkrahin këtë qasje përderisa po kërkon më shumë të dhëna rreth variantit që përhapet shpejt, shkruan Reuters

Edhe një shtet tjetër anëtar në Bashkimin Evropian, Hungaria, ka thënë se është duke e shqyrtuar ofrimin e dozës së katërt. Izraeli dhe Kili tashmë kanë nisur që ta ofrojnë dozën e katërt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit