Home Lajme Pas intervistimit të Haki Abazit, Tomë Gashi i “raporton” ministres Haxhiu

Pas intervistimit të Haki Abazit, Tomë Gashi i “raporton” ministres Haxhiu

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale për deklaratat e tij në rastin e Astrit Deharit.

Përkundër kërkesës së avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashit, të njëjti iu është pamundësuar të jetë prezent në kohën kur u intervistua deputeti Haki Abazi.

Krejt pas përfundimit të procedures së intervistimit, avokati Tomë Gashi është parë afër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu te parkingu i kësaj ministrie.

I njëjti duket se po i “raporton” ministres Haxhiu për zhvillimet e ditës së sotme.

 

Exit mobile version