Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale për deklaratat e tij në rastin e Astrit Deharit.
Përkundër kërkesës së avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashit, të njëjti iu është pamundësuar të jetë prezent në kohën kur u intervistua deputeti Haki Abazi.
Krejt pas përfundimit të procedures së intervistimit, avokati Tomë Gashi është parë afër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu te parkingu i kësaj ministrie.
I njëjti duket se po i “raporton” ministres Haxhiu për zhvillimet e ditës së sotme.