Pas implantit të Durmishit, qytetarët tallën edhe me ndërhyrjet e Gërvalles
Zëvendësministri, Hysen Durmishi akoma vazhdon të komentohet për ndërhyrjen në dhëmbë.
Këtij ‘trendi’ i është bashkuar edhe kolegia e tij nga Qeveria.
Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ditë më parë ka bërë një ndërhyrje në dhëmbë, e që kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për t’u tallur me ta duke e lidhur këtë ndryshim të tyre me rritjen e pagave.