Pas fjalëve të partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez motra e “yllit luzitan”, Elma Aveiro ka shpërthyer në sulme ndaj teknikut Fernando Santos.
Në një postim në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, ajo ka përdorur dhe hashtagun #FernandoSantosOut, duke e shfaqur haptazi zemërimin e saj, ndaj trajnerit portugez.
“Kanë vrarë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”,- shkruan motra e Ronaldos, në Instagram.