- Advertisement -
Gerta Gixhari ishte njëra nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ qe krijoj situata të ndryshme, por rrugëtimi i saj përfundoi në gjysem finale.
Ajo pas eliminimit është lajmëruar në ‘instgram’ duke falënderuar të gjithë mbështetësit e saj.
Për më tepër Gerta falënderoi edhe produksionin të cilit i dhënë mundësi të behet pjesë e këtij reality show.
Postimi i plotë:
Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund. 🙏