Mbrëmjen e djeshme, Dj Dagz ishte i eleminuari i dytë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pas Xheisarës. Pas një zinxhiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nominim, ku nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar.
Largimin e tij e përjetoi keq Einxhel Shkira, me të cilën ai krijoi një romancë shumë të bukur brenda shtëpisë. Ajo është zgjuar e përlotur, e teksa banorët e tjerë e ngushëllonin, tregoi se nuk është mësuar ta shohë shtëpinë pa të.
Ndaj, Dagz ka shprehur mbështetjen e tij, nga jashtë tanimë. Ai ka shpërndarë videon ku ajo shihet duke qarë, e krahas ka shkruar “Jam me ty”. Gjithashtu ai ka shpërndarë një foto në Instagram, me hoodie-n e Einxhel.

Sa i përket produksionit, dhe eksperiencës, ai ka shkruar:
“Falemnderit te gjitheve – per perkrahjen dhe dashnine! ??
Kjo eksperience nuk pershkruhet me fjale.
Fitova shume me shume, se sa e paramendoja.
Falemnderit @arbanao per fjalet, te cilat me kane vertetuar se qellimin tim e kisha arritur.
Falemnderit @bigbrotheralb_vip per mundesine, per te qene banor i shtepise me te madhe ne Shqiperi.
Me respekt,
DJ DAGZ”.

Ai u fut në shtëpi bashkë me mikun e tij PM, si një konkurrent i vetëm, por në një pikë të lojës, pas disa javësh, ai pati mundësinë të vazhdonte i vetëm.