Fedez ka nisur një lidhje të re, dhe emri që po qarkullon tashmë në rrjetet sociale është Matilde, një vajzë brune, e re në moshë dhe shumë tërheqëse.
Reperi përpiqej ta mbante këtë histori të fshehtë, por paparacët arritën ta zbulonin dhe kapën disa momente interesante, dhe tani faqet e lajmeve janë të mbushura me foto të çiftit të ri.
Sipas mediave italiane, “Chi”, janë publikuar disa fotografi që tregojnë Fedez me një vajzë, e cila është e mbështjellë me një shall të errët për të shmangur ekspozimin ndaj kamerave.
Duket se reperi ka bërë gjithçka për ta mbajtur lidhjen e tij të re dhe identitetin e Matildes të fshehur.
Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub në Milano, dhe më pas shkuan në shtëpinë e Fedez. Matilde, 20 vjeç, është një brune tërheqëse që jeton në Milano, dhe duket se reperi po shijon këtë romancë të re.
Fedez, i cili do të konkurrojë në Festivalin e Sanremos, është duke kaluar një moment të lumtur në jetën e tij personale.